Google ADS

Tahiri: Kosova ka kapacitet për të udhëhequr vetë punën e Dhomës së Supremes

12:39 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka prezantuar sot para deputetëve projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Tahiri ka thënë me këtë rast se çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë.

“Duke qenë se gjyqtarëve ndërkombëtar u ka përfunduar mandati, ndryshimet në strukturën që i parasheh ky ligj janë të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë e punës pas largimit të gjyqtarëve ndërkombëtar. Theksoj se për shkak të kompetencës ekskluzive të kësaj gjykate në çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit, si dhe bartja e mjeteve të mbetura në buxhetin e Kosovës, rrjedhimisht çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë“, tha ai.

Sipas tij, ky projektligj është një dëshmi konkrete se institucionet e Kosovës kanë kapacitet për të udhëhequr vet punën në këtë gjykatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme