Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i lumtur që Kosova ka miq në rrugëtimin drejt konsolidimit shtetëror e institucional.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ministri Tahiri ka përmendur ngjarjet e ditës së diel me të cilat ka vazhduar shënimi i jubileu të pavarësisë, që nga seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deri tek parakalimi i Policisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe me pritjen shtetërore për nder të kësaj ngjarje.
“Të rrethuar me miq ndërkombëtar, me udhëheqës të rajonit dhe diplomatë, me personalitete që kanë dhënë kontribut të madh për ne, përjetuam emocione të veçanta duke parë se Republika e Kosovës, tashmë është e sigurtë në kursin e saj drejt konsolidimit të mirëfilltë shtetëror e institucional”m ka theksuar Tahiri.
Për më shumë, ministri Tahiri është shprehur i bindur se asgjë nuk e ndal progresin e Republikës.
“Jemi me fat që jetojmë në këtë kohë për të përjetuar përmbushjen e vullnetit të kahmotshëm për shtet të pavarur dhe sovran, që sot ishte prezent në të gjitha kuptimet. Asgjë s’do të ndalë rrugën drejt progresit të Republikës së Kosovës dhe për këtë, motivi është më i lartë se kurrë”, ka përfunduar Tahiri.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...