Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, komentoi situatën dhe zhvillimet politike në Euronews Albania.
Ai u shpreh se ish-kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje gjejnë të përbashkëta duke thënë, që vendi në këtë situatë, siç e cilësojnë ata kaotike, ka nevojë për një zgjidhje dhe zgjidhja është tek zgjedhjet e parakohshme.
Por, për Tahirin opozita gjithmonë kërkon zgjedhje.
“Ne kemi qenë si aleancë gjatë në opozitë edhe e dimë që opozita gjithmonë do zgjedhje është gjithmonë e natyrshme.”, u shpreh Tahiri.
Ai beson se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që ish-kryeministri Haradinaj të bëhet president i Kosovës.
“Ne kemi qenë shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë në momentin kur ka pasur një krizë politike ne kemi ofruar Ramush Haradinaj për kandidat për president. Unë këtë javë do takoj partnerët e koalicionit takim ku do të diskutojmë këtë temë, pra po flas Lidhja Demokratike e Kosovës, pastaj Nisma dhe AAK-ja dhe aty do të sqarohet mbështetja ndaj Haradinajt”, tregon Tahiri.
Ndërkohë, partia e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, duket e vendosur për postin e presidentit, ndërsa zv. kryeministri Tahiri nuk e përjashton mundësinë, që Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk do kishte reflektim dhe konsensus nga forcat e tjera politike për të pranuar alternativën e propozuar nga AAK-së.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?