Duke pasur një Kod Civil modern do të sigurohet që Kosova të ketë bashkëpunim gjyqësor dhe juridik në çështjet civile me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, bashkëpunim i cili do të sigurojë njohjen reciproke të të gjitha çështjeve civile si Ligji për Familjen, trashëgimia e barabartë dhe të drejtat pronësore, dhe bërja e biznesit në të gjithë Evropën.
Kështu u tha në punëtorinë e kampanjës informuese ”Ligji i Familjes dhe Ligji i Trashëgimisë përmes Kodit Civil modern”, në të cilën mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe përfaqësues tjerë institucional e njohës të fushës.Vëmendje e madhe nga kjo punëtori iu dha nevojës për ndryshim të mentalitetit kosovar, sidomos në çështjet familjare dhe ato të trashëgimisë. Me këtë rast Tahiri tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka nevojë për reformë, dhe zgjidhja potenciale është fuqia ekonomike e gruas. Duke u nisur nga impakti që Kodi Civil ka, Tahiri theksoi se në qendër të tij duhet të vihet edhe ndarja e trashëgimisë në raport me gruan, me qëllim të rritjes ekonomike.
Nga kjo punëtori, rëndësinë e një ligji modern e mbështeti edhe ish ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, i cili tha se Kodi Civil është shumë i rëndësishëm posaçërisht në çështjet familjare dhe trashëgimore.Ai apeloi që përveç se në ligj, të punohet edhe në ndryshimin e mentalitetit kosovar. Ndërsa Katarina Grbesa, përfaqësuese e EUSR-së, tha se fakti se flitet ende për kodifikimin e Kodit Civil, proces ky i filluar në vitin 2014, është dëshmi e kompleksitetit të tij. Ajo vuri në pah edhe njëherë se Zyra e BE-së mbetet e përkushtuar që të mbështes Kosovën në modernizimin dhe harmonizimin e Kornizës ligjore.
Përfaqësuesi i Kodit Civil, Alfons Lentze, tha se një Kod Civil modern siguron se pa marrë parasysh se çka ndodhë në shoqëri. Teksa Haxhi Gashi, përfaqësues i Kodit Civil, bëri të ditur se tani janë në fazën e dytë të Kodit Civil.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...