Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ka reaguar pas liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe të mbajtur sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, tha se Qeveria Kurti ia gjeti çelësin “Kishës së Millosheviqit” si dhuratë për Vuçiqin.
“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin. Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin. E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...