Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.
Kështu tha ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan Arbresh.info.
“Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak. Si AAK kemi votuar shumë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe mendojmë që është jetike për qytetarin e Kosovës që sigurimi shëndetësor të kalojë në këtë legjislaturë dhe të fillojë zbatimi i tij.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Pos Ligjit për Sigurime Shëndetësore, ai përmendi edhe Ligjin e Pagave në sektortin publik si dhe pagën minimale në sektorin privat.
“Ligji i Pagave në sektorin publik
Në Ligjin e Pagave nuk përcaktohet vlera koeficientit, respektivisht paga e një zyrtari publik, por vetëm hierarkia. Ne do të punojmë që përmes amandamentimit të këtij ligji t’i bëjmë dy intervenime: të rirregullojmë hierarkinë e pagës dhe të përcaktojmë vlerën e koeficientit. Në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1000 mijë euro, ndërkaq paga më e ulët nuk duhet të jetë nënë 450 euro.”, ka shkruar deputeti i AAK-së.
“• Paga minimale në sektorin privat Sa i përket pagës minimale në sektorin privat, AAK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese trajtimin e çështjes së Ligjit për Pagën Minimale në sektorin privat. Pas përfundimit të kësaj nga ana e kushtetueses, të fillojmë me amanadamentimin e Ligjit për Pagën Minimale.”, shkroi ndër të tjera ai.
Lidhur me provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, Tahiri theksoi se AAK e mbështet çfarëdo veprimi të Qeverisë për sundimin e ligjit, shtrirje të sovranitetit dhe mbrojtje të integritetit territorial.
“Në interesimin e mediave lidhur me provokimet e shtetit të Serbisë, theksove se agjenda armiqësore e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndalet. Pra, synimi i tyre është destabilizimi i Kosovës. AAK-ja i ka qëndrimet në këtë temë: sundimi i ligjit, shtrirja e sovranitetit dhe mbrojtja e integritetit territorial është detyrë e Qeverisë së Kosovës. Dhe, ne si Aleancë e japim mbështetjen e plotë në çfarëdo veprimi që është në këtë funksion.”, u shpreh ai.
“Se a do të kthehet ndonjëherë ushtria serbe në Kosovë, kjo është një ëndërr të cilën e ëndërrojnë nacionalistët në Serbi. Vuçiqi e di shumë mirë që ushtria serbe nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë, dhe sikurse i ka dalë zot Kosovës Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 1998/99 do t’i dalë zot Ushtria e Kosovës. Ata guximin e kanë vetëm të provokojnë, ndërsa qeveria jonë të bëjë reagime shtetërore por jo populiste. “, shtoi ai.
Lidhur me kërcënimin ndaj kryeministrit, Albin Kurti, ai tha se nuk ka informacione duke shtuar se nuk është ndjerë mirë nga një lajm i tillë.
“Ndërkaq, lidhur me raportimin për kërcënimin ndaj kryeministrit Kurti, theksova se informacionet e hershme, apo paralajmërimi i hershëm ndodhë ndërmjet dy institucioneve: institucioneve të inteligjencës së Kosovës dhe vendit mik Maqedonisë së Veriut. Ky komunikim është konfidencial, sekret e jo publik. Se cili ka qenë nivel i kërcënimit, atë nuk e dimë, veç se një shtet siç është Maqedonia e Veriut nuk guxon të bëjë deklarim publik, në qoftë se ekziston një komunikim zyrtar në mes dy institucioneve të inteligjencës të vendeve raport me këtë temë. Nuk mund ta pohoj dhe as ta mohoj sepse nuk kam informacion.”, ka shkruar deputeti opozitar.
“As unë nuk jam ndier mirë kur e kam lexuar lajmin se është kërcënuar kryeministri Kurti. Por, më vjen keq dhe nuk ndihna mirë, kur një shtet detyrohet të demantojë për një çështje, e cila siç po shihet, është përdorur për synime politike. Ajo çka ka ndodhur atë ditë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka demantuar, ndërsa Qeveria jonë nuk është deklaruar.”, shtoi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...