Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar zbatim efikas të ligjeve që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri iu është drejtuar gjyqtarëve me rastin e shënimit të Konferencës Vjetore të Gjyqësorit, ku ka përmendur disa arritje të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas, siç është rritja e bugjetit dhe investimit në gjyqësor, duke bërë të mundur shtimin e stafit gjyqësor dhe administrativ, me qëllim të rritjes së efikasitetit në drejtësi.
Ai po ashtu, ka permendur dialogun e shëndoshë që është vendosur në mes institucioneve të sundimit të ligjit, përmes agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, si një mekanizëm koordinues që do t’i jap fund tranzicionit në këtë sektor. Në postimin e tij, Tahiri ka theksuar se ende ka shumë punë për t’u bërë për mbrojtjen e interesit publik dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë.
“Viti që po lëmë pas, ishte vit domethënës për gjyqësorin në shumë drejtime. Jam i lumtur që kam arritur të ndihmoj dialogun për rritjen e buxhetit të KGJK-së, për shtimin e numrit të bashkëpunëtorëve profesional dhe për rritjen e investimeve në gjyqësor.
Jam po ashtu shumë mirënjohës për dialogun që kemi ndërtuar në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, si një mekanizëm koordinues që me masa konkrete do t’i jap fund tranzicionit në drejtësi, shkruan lajmi.net
Megjithatë, kemi ende shumë punë para vetës. Ligjet e reja që janë miratuar kërkojnë zbatim efikas, kërkojnë luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtje të sinjalizuesve që ekspozojnë dëmin ndaj interesit publik, zgjidhje të shpejtë të rasteve dhe mbi të gjitha, konfiskim të pasurisë së paligjshme fusha në të cilat pa dyshim, rolin kryesor e ka pikërisht gjyqësori”, ka shkruar Tahiri.
Ministri ka shkruar se ka kërkuar nga gjyqtarët angazhim më të madh për mbrojtje të ligjshmërisë dhe zbatim efikas të drejtësisë.
“Në Konferencën Vjetore të Gjykatave, inkurajova gjyqtarët për angazhim edhe më të madh në mbrotje të ligjshmërisë, në zbatim efikas të drejtësisë, në transparencë, llogaridhënie dhe mbi të gjitha në pavarësi të plotë. Unë besoj në punën e gjyqësorit dhe ftoj gjyqtarët që me kompetencë dhe profesionalizëm të ndikojnë çdo ditë që puna e tyre të shërbejë si fakt, mbi të cilin besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në fund.
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...