Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka kritikuar procesin e Vettingut.
Tahiri tha se grup parlamentar e kanë përkrahur në plotni procesin e Vetingut, duke shtuar se është një proces i pashmangshëm dhe duhet të ndodh në kuadër të gjyqësorit dhe të prokurorisë së vendit tonë.
Ai në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ka mungesë transparence
“Si Grup Parlamentar kemi kërkuar që ky proces të bartet nga Kuvendi sepse duhen ndryshime kushtetuese. Duhet proces më transparent që do të përmirësonte procesin gjyqësor, bashkë me deputetët e PDK-së kemi pasur vërejtjet tona në kuadër të këtij draftimi që i është dërguar Kushtetueses. Kur flasim për integritetin e cenueshëm – me çka duhet të mate-? Me të drejtë Kushtetuesja na dha të drejtë neve dhe kjo pikë është larguar”, u shpreh Tahiri.
Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Tahiri tha se “bëhet fjalë kur prokurorët dhe gjyqtarët kanë pasuri të pajustifikueshme”.
“Ky proces është i rëndësishëm. Gjyqësori vazhdon të jetë i cenueshëm, për shkak të mospërkrahjes politike. Fatkeqësisht nuk e kemi mbërritur as nivelin e gjyqtarëve”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...