Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e vendit t’i përgjigjen në 10 pyetjet e tij.
Tahiri ka thënë se përgjigjet e këtyre pyetjeve janë në interes të qytetarëve, përcjell Arbresh.info.
“1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?
3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?
4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?
5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?
6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?
7. Pse nuk ka rritje pagash?
8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?
9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?
10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale