Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se janari i vitit 2024 mund të jetë muaji i eksodit nga Kosova.
Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së të hënës të Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka folur edhe për sanksionet ndaj Kosovës, për çka ka thënë se vendi është në një bllokadë.
“Kosova është në një bllokadë. BE-ja vazhdon me sanksionet e veta. Mendoj që BE-ja duhet të veprojë me sanksione ndaj Serbisë. Ti vendos sanksione për sulmin”, ka thënë ai.
Tahiri më tej ka thënë se AAK-ja nuk ka kushte, por vetëm kërkesa legjitime, të cilat lidhen me koeficientin, pagën minimale dhe skemat pensionale.
“Ne nuk kemi kushte, por vetëm kërkesa që janë legjitime. Kërkesa e parë është reflektimi te koeficienti, kërkesa e dytë ka qenë për pagën minimale në sektorin privat dhe e treta me skemat pensionale. Një lëvizje e AAK-së varet drejtpërdrejt prej lëvizjeve që i bënë Qeveria në kërkesat tona”, është shprehur ai.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që është mbajtur të hënën, Armend Muja nga Vetëvendosje ka thënë se të enjten mbahen sy seanca. Një seancë do të mbahet me kërkesë të opozitës, ndërsa tjetra do të jetë e rregullt, ku pritet të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka akuzuar Qeverinë aktuale për prishje të konsensusit të brendshëm për dialogun, si dhe konsensusin ndërkombëtar për Kosovën.
Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes, Hoxhaj ka thënë se qeveria aktuale nuk ka vizion politik.
“Unë mendoj që Kuvendi i Kosovës duhet ta përmbush mandatin. Kjo shumicë nuk ka vizion politik. Ne mendojmë që kjo shumicë parlamentare më së paku përfaqëson interesat e shumicës. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është fitore e madhe e shtetit dhe Policisë së Kosovës. Është një ngjarje që e bën dallimin se çfarë ka qenë para 24 shtatorit e çfarë edhe tash. Duhet ta përdorim 24 shtatorin ku ne u themi partnerëve tanë që marrëveshja pa njohje finale e zgjidh problemin është e padrejtë. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator po tregohet që Serbia ka një opsion ushtarak në tavolinë”, ka thënë ai.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave