Kandidati i AAK-së për komunën e Podujevës, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson në fitore në zgjedhjet lokale.
Tahiri ka thënë se nëse arrin të shkojë në balotazh, atëherë në raundin e dytë sigurisht që do të fitojë komunën.
“Nëse shkoj në Podujevë, jam i bindur që do ta fitojë Podujevën”, tha ai.
“Mendoj se do të arrijë të drejtojë një qytet që tani për momentin është duke fjetur. Është qyteti më i pazhvilluar ekonomikisht. Të rinjëve duhet tu themi disa të vërteta. Kam dëshirë tua them. Shpesh po debatohet për partitë se sa për kandidatët. Në esencë qeverisë individi. Nuk qeverisë partia”, shtoi ai.
Tahiri kandidon për herë të parë për kryetar të komunës së Podujevës. VV fitoi për herë të parë këtë komunë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 29 nëntorit të vitit 2020. Podujeva ishte qeverisur për 20 vjet nga LDK.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...