Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndihmën e partnerëve strategjik për ta ndihmuar në themelimin e njësive ekonomike nëpër qendrat korrektuese të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri bëri të ditur se këtë kërkesë e ka shprehur sot në Këshillin Kombëtar për Investime.
Sipas tij, këto njësi do të ndihmojnë jo vetëm në ri socializmin e personave që janë në vuajtje të dënimit, por edhe në trajtimin dinjitoz të tyre.
“Njësitë ekonomike do të mundësojnë një aktivizem më të madh të personave në vuajtjte të dënimit që do t’i aftësojë për ndërmarrësi dhe ri-socializim sa më të shpejtë të tyre. Kjo nismë është shumë e rëndësishme jo vetëm për plotësimin e standardeve në rrugën e integrimeve evropiane, por veçmas për sigurimin e një trajtimi dinjitoz të personave në vuajte të dënimit dhe në harmoni me të gjitha normat ndërkombëtare. Si ministër i Drejtësisë, jam i vendosur në themelimin dhe funksionalizimin e kësaj njesie” ka shkruar Tahiri./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...