Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për të reformuar thellësisht Avokaturën Shtetërore.
Në një status që e ka postuar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se planet për këtë reformim gjatë ditës së premte i ka prezantuar edhe në takimin e nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjit, e që kishte për temë Doganën e Republikës së Kosovës.
Sipas Tahiri, gjithë kjo bëhet për të arritur mbrojtjen e interesit publik. “Mbrojtja e interesit publik është mision themelor i imi dhe këtë jam duke e adresuar nga çdo perspektivë, në radhë të parë përmes reflektimit mbi reformën që duhet të ndërmerret në Avokaturën Shtetërore.
Ky institucion, ka një numër prej 13,258 lëndësh, që mbrohen nga vetëm 6 avokatë, gjë që ndikon ndjeshëm në performancën e përfaqësimit adekuat dhe në ekspertizën e nevojshme. Për këtë qëllim, jam i vendosur për të bartur kompetencën e përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore tek autoritetet përkatëse publike siç e parasheh ligji” ka shkruar Tahiri.
Dogana, ATK-ja dhe komunat janë disa prej institucioneve publike që do të kenë përfaqësuesit e tyre në Gjykata.
“Vetëm Dogana e Kosovës ka aktualisht 3,269 lëndë, mbrojtjen e të cilave Dogana do të mund ta bëjë me efikasitet dhe ekspertizë më të lartë. Në kuadër të përkushtimit tim për reformimin e Avokaturës Shtetërore, sot njoftova të gjithë palët e pranishme se gjatë javëve në vijim do të bashkërendojmë një plan veprimi për bartjen e lëndëve nga Avokatura Shtetërore tek Dogana e Kosovës, për t’u pasuar edhe me autoritetet e tjera publike siç janë ATK-ja, komunat, etj. Një hap i tillë jo vetëm se përmirëson ndjeshëm gjendjen në Avokaturën Shtetërore por mbi të gjitha u garanton autoriteteve përkatëse publike mbrojtje dhe përfaqësim më të denjë dhe kompetent të interesave publike” ka shkruar në fund Tahiri.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...