Deklarata e ish-ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri, se mos njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të dërgojë përsëri rajonin në një konflikt, ka nxitur reagime të ashpëra në Serbi.
Ka reaguar edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq. Sipas tij “Edita Tahiri po bënë thirrje për luftë, dhe askush nuk po reagon”, raporton Gazeta Express.
Deklarimeve të tilla iu është përgjigjur përsëri ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.
Ajo thotë se Kosova e ka dëshmuar veten se ka qenë gjithmonë për dialog, ndërkohë shton se është Serbia ajo që po përgatitet për luftë, duke blerë armatim nga Rusia e Putinit.
“ Është Serbia ajo që po kërkon luftë dhe po përgatitet për luftë, sepse çdo ditë e më shumë po armatoset nga Rusia. Dhe vetëm një vend që armatoset dhe që i jep përparësi armatimit tregon që mund përsëri të bëhet agresor dhe të bëjë luftë. Sa i përket Kosovës, Kosova gjithmonë ka qenë për dialog dhe është dëshmuar për dialog e do të vazhdojë të jetë”, ka thënë Tahiri .
Diplomatja kosovare thotë se retorika e konfliktit ndërlidhet me veprimet hegjemoniste të Serbisë gjatë dy viteve të fundit, ku synoi të ndryshojë kufijtë dhe të zaptojë pasuritë e Kosovë në veri.
“Kur përdorim retorikën e luftës, lidhet me synimet hegjemoniste të Serbisë që i pamë dy vitet e fundit, për të ndryshuar kufijtë dhe për të marrë pjesën më të pasur të Kosovës veriun”, ka potencuar tutje Tahiri.
Një qasje e tillë e Serbisë sipas saj duhet të përbëj shqetësim për të gjithë Perëndimin, duke qenë se Vuçiq po punon për agjenda gje-politike të Putinit që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.
“Çështja e orientimit destruktiv të Serbisë nuk është shqetësuese vetëm për ne në Ballkan, kjo duhet të jetë shqetësuese sidomos për bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimor. Sepse Serbia po armatoset, po punon për agjenda gjeo-politike ruse dhe që do të destabilizojnë Ballkanin”, ka përfunduar Tahiri.
Serbia është një prej shteteve që investon më së shumti në armatim. Sipas disa raporteve të fundit, Beogradi zyrtar shpenzon për armatim më shumë së të gjithë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor bashkë.
Blerja e sistemeve anti-raketore nga Rusia ndërkohë ka nxitur edhe reagime të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Matthew Palmer, Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA’së derisa po qëndronte në një vizitë në Shkup, kishte paralajmëruar edhe sanksione ndaj Serbisë.
Ndaj deklaratave të Palmer kishte reaguar Vuçiq, i cili kishte thënë se janë të vetëdijshëm se çfarë është e lejueshme të blihet e çfarë jo.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...