Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së tha se krimi i organizuar ka zbarkuar nëpër komuna. Sipas Tahirit, në nivel lokal maten rezultatet e jo ligjeratat e as tekstet me rimë.
Prandaj, Tahiri ka kërkuar nga Kurti që të merret me krizen energjetike dhe të gjejë zgjidhje për Vitin e Ri.Reagimi i plotë i tij:
Në nivel lokal maten rrezultatet e jo ligjeratat, në komunë janë 24 përgjegjësi ekzekutive, që kryetari, si zyrtari kryesor administrativ, i ushtron në emër të shtetit nga poshtë.
Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezutatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera.
Albin, lëri kritikat për kryetarët e komunave, gjej zgjidhje për energji për Vit të Ri 2022, merru me krizën më të madhe që e dërrmoi popullin!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...