Google ADS

Tahiri i quan ad-hoc katër propozimet e Kuritit në takimin me Vuçiqin

10:34 | 23 Qershor 2021
M. A.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri në diskutimin “Kapitulli i ri i dialogut Kosovë-Serbi” tha se nuk zgjidhet dialogu me Serbinë pa përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai po ashtu tha se fuqia më e madhe në dialog është e vërteta, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, e vërteta e palës kosovare është që të gjej të vërtetën për personat e zhdukur. E vërtete sipas tij është edhe pavarësimi i Kosovës prej 99 nga Serbia.

“E vërteta jonë është për gjeje e të pagjeturve, e vërtet jonë prej 99 e kemi themeluar një shtet të pavarur nga Serbia”, tha ai,

E Tahiri kritikoi qeverinë Kurti për qasje ad-hoc në lidhje me dialogun.

“Qeveria Kurti po përdorë qasje ad-hoc të momentit, përfshirë edhe katër propozimet e tij në Bruksel”, tha ai.

Tahiri, përshëndeti edhe raportimin e Kuritt në Kuvend lidhur me dialogun por ai kërkoj që të raportor edhe për 4 propozimet e reja që ia ka bërë palës serbe.

“Përndryshe raporti që e ka bo Kurti në Kuvend është në rregull, por duhet me na informu edhe për këto 4 pikat e reja”.

Tahiri i kërkoj Shoqërisë Civile që të jenë aktiv në këtë temë. Ai u propozoj që t’i shkruan dy faqe se çka është esenca dhe t’ia propozoj qeverisë Kurti./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme