Zhdukja e mostrave të rastit të Astrit Deharit është ngritur përsëri si çështje në Kuvendin e Kosovës. Por, tash rreth propozimit për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e rastit.
Kjo çështje është në rend dite të seancës së sotme të Kuvendit.
PDK- ja ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje që kjo pikë të votohet dhe pyeti Qeverinë se çfarë kanë bërë për rastin e Astrit Deharit edhe sa kanë qenë në opozitë.
“Jam i vetmi njeri që kam marrë iniciativë me dëshirën e prindërve të ndjerit që rasti të shkon në Institutin e Zvicrës sepse kemi qenë të interesuar që të bëjmë një veprim për zbardhjen e së të vërtetës për rastin e Astrit Deharit. A e dini dikush tjetër se pas këtij propozimi a ka ndodhur diçka që katër vjet që jeni në pushtet në qeveri? A keni bërë diçka për rastin e Astrit Deharit, a e keni përmendur ndonjëherë? A keni nisur diçka edhe atëherë kur keni qenë në opozitë? Cili është angazhimi i juaj?. Po kërkojmë të hetohet si u zhdukën ato mostra, pse u zhdukën? ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se kur PDK po kërkon hetim për zhdukjen e mostrave, VV po tenton të zhvendos vëmendjen tek zjarret e ndodhura në IML e tek puna apo mos puna ndër vite në atë institucion.
Tahiri ka thënë se po të ishte në pozicionin e Haxhiut do të kërkonte që të bëhej Komision hetimor vetëm për zhdukjen e mostrave dhe të largohen të gjitha çështjet e tjera./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?