Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht, opozita i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Tahiri tha se 49 nënshkrimet janë pa i llogaritur deputetët e Listës Serbe, pasi sipas tij, AAK-ja nuk do që Qeveria e Kosovës të rrëzohet me votat e partisë më të madhe serbe në vend.
“Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”.
“Ne i kemi 49 nënshkrime. Sikur ta kishim të nënshkruar, si mekanizëm do t’i ndihmonte më shumë korrigjimit të qeverisë, pasi Albin Kurti nuk jep dorëheqje”, tha Tahiri në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se pret që të ketë bashkërendim të partive opozitare në vend në raport me tema, por jo për ta kthyer ish-koalicionin PAN.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...