Google ADS

Tahiri i drejtohet pozitës: A janë djegur mustaqet e Adem Jasharit në IML?

11:15 | 23 Nëntor 2023
A Z

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se nga ardhja e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta penguar punën në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Duke iu referuar zjarrit në IML, Tahiri ka pyetur nëse është e vërtitë që janë djegur mustaqet e Adem Jasharit dhe mbetjet mortore të Isa Boletinit.

“A janë të vërteta që mbetjet mortore të trupit të Isa Boletinit janë djegur. A është e vërtetë që mustaqet e Adem Jasharit janë djegur. Cfarë eskpertiza për raste të dyshimta, janë zhdukur nga kjo djegëje”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme