Shefi i Grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e ardhshme të diskutohet për dy vitet e qeverisjes së Kurti.
Këto komente Tahiri i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton”Arbresh.info”.
“Për grupin e AAK është shumë e rëndësishme që javën e ardhshme, pika e parë e rëndit të ditës në seancën e re, do te jetë pika që ne e kemi kërkuar, diskutim për dy vitet të qeverisë Kurti”, ka deklaruar Tahiri.
Mes tjerash Tahiri theksoi edhe inflacionin e lartë dhe rritjen e çmimeve duke shtuar se sektori privat është kthyer në rast social.
“Kosova ka pësuar regres, ekonomia është dobësuar, kemi investime shumë të vogla, dhe mbi të gjitha inflacioni në krejt botën po bie. ASK tregon që inflacioni është i lartë në Kosovë dhe çmimet janë larta. Punëtorët nga sektori privat janë kthyer në raste sociale. Janë bërë persona që menzi e lidhin muajin me muaj. Dobësimi i Kosovës ka ndodhur edhe në rrafshin e brendshëm edhe të jashtëm”, tha ai
“Përmbajta e marrëveshjes Kosovë-Serbi është publikë. Ne u kemi dhënë mbështetje. Në takimin me Lajçakun, kemi kërkuar që temat që mund të kenë problem të trajtohen me kujdes në nenin 10 dhe atë 7. Është më rëndësi që qeveria ti trajtojë ato. Marrëveshja i ka pjesët që janë pozitive dhe i ka ato dilemat që ne i kemi ngritë”, tha ai.
“Kemi kundërshtuar fuqishëm tarifat e energjisë. Mendoj se kjo rritje është e pa arsyeshme. Këtu kemi një problem shumë të madh. Kjo vjen në barrë të qytetarit. Do të bëjm gjithçka që është e mundur që ta ndalojmë këtë rritje të energjisë”, shtoi ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Këtë javë Kuvendi nuk mban seanca plenare, kjo është arsyeja – Arbresh.info
Tahiri: E tmerrshme propozimi i VV-së për Komision Hetimor – Arbresh.info
Arrestohet një person në Pejë për armëmbajtje pa leje
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...