Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e tij pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian (KE) për të hequr regjimin e vizave për qytetarët serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta të Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri e ka konsideruar këtë vendim si një goditje të rëndë për shtetin e Kosovës.
“Pranimi i pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së për një pjesë të qytetarëve tanë është një precedent i rrezikshëm dhe një goditje e madhe për shtetin tonë. Ky veprim e justifikon dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe sabotues, duke lejuar ndërhyrjen direkte në sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës nga strukturat serbe. Ky vendim nuk ka lidhje me të drejtat e njeriut apo ofrimin e mundësive të barabarta, sepse Kosova ofron këto mundësi në një nivel më gjithëpërfshirës dhe më ekskluziv për serbët që jetojnë në territorin e saj,” ka shkruar Tahiri.
Ai ka kritikuar gjithashtu qeverinë për menaxhimin e këtij procesi, duke theksuar se ky vendim u mor pasi krerët e shtetit ishin të angazhuar në aktivitete populiste.
“Kjo situatë nuk ndodhi papritur; ajo është rezultat i faktit që kjo qeveri ishte e zënë me populizëm, sulme ndaj mediave të lira dhe kufizimin e demokracisë, duke mos pasur kohë për të informuar dhe afirmuar pozitat tona shtetërore në institucionet e BE-së. Ky vendim ndodhi sepse liderët tanë institucionalë ishin të përfshirë në debatin për asociacionin dhe harruan se Serbia vepron hapur dhe në fshehtësi!” ka shkruar ai./Arbresh.info
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...