Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 5 ditë më parë në Deçan.
Tahiri tha se nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e qeverisjes së një shteti, kur në një helmim aq të madh të qytetarëve, qeveria të reagojë pas tri ditësh.
“Në historinë e qeverisjes së një shteti nuk ka ndodhur që të ndodh një helmim masovik dhe shteti e qeveria të reagojë pas tri ditësh, dhe ai reagim të vjen pas një presioni publik që erdhi nga Kuvendi, qytetarët e Kosovës dhe familjarët e të helmuarve. Në qoftë se kemi një shpërfillje të tillë, çka do të ndodh në raste të tjera”, tha Tahiri.
Tutje ai po ashtu foli edhe për vendimin e Qeverisë për taksën rreth 5 euro për automjetet, për të cilin tha se është i kundërligjshëm dhe është nënshkruar në kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë.
“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet jo duke proklamu taksa, jo duke proklamu tatime, por ka erdhi duke kërkuar barazi. Vendimi i taksës për të paguar 5 euro është i kundërligjshëm, është nënshkruar kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë”, tha Tahiri.
Ai ka kërkuar që të largohet menjëherë kjo taksë, në mënyrë që mos të pasurohen individë të caktuar e të rëndohet jeta e qytetarëve.
“Kërkojmë nga ju që ta largoni këtë taksë menjëherë dhe të mos ndodh që me taksa të tilla të pasurohen individë dhe mbi këtë të rëndohet jeta e qytetarëve të Kosovës”./arbresh.info/
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister