Google ADS

Tahiri hedh dyshime se Kurti i dha motiv Lajçakut për ndryshim të Kushtetutës

15:47 | 21 Tetor 2020
M. A.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka hedhur dyshimet se kreu i VV, Albin Kurti i dha motivim emisarit special të dialogut të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës rreth Asocacionit të Komunave serbe.

Tahiri tha se të gjithë e kanë parë mbështetjen që Kurti ia dha Lajçakut.

“Pavarësisht që sot VV e ka thirrur këtë interpelancë të kryeministrit Hotit nuk duhet harruar që është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje që i jep mbështetje LDK-së në këtë process. Pra Hoti dhe Kurti në këtë proces janë bashkë. Ne pamë mbështetjen që Kurti ia dha mikut të tij, Lajçakut gjatë vizitës së fundit që e kishte në Prishtinë. Madje mund të them që motivimi për ndryshim të Kushtetutës mund ta ketë marrë pikërisht nga takimi i fundit që kishte me Albin Kurtin”, tha Tahiri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme