Google ADS

Tahiri: Gjakova s’e meritoi zonën ekonomike, Vushtrria propozoi e para

22:16 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj vendimit që zona ekonomike amerikane të krijohet në Gjakovë.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se Gjakova nuk e ka merituar që të ketë zonën ekonomike amerikane, por sipas tij, ky vendim u mor me përkrahje të qeverisë së Ramush Haradinajt.

Më poshtë postimi i Tahirit:

Urime Gjakovës! Por, Gjakova fitojë vetëm sepse kishte përkrahjen politike në qeveri, jo sepse e meritoi!

Ne ishim të parët që bëmë propozim konkret për zonën ekonomike amerikane, madje me shkrim për Qeverinë që kjo zonë të vendosej në Vushtrri.

Me këtë vendim Qeveria anashkaloi jo vetëm Vushtrrinë por edhe veriun e Kosovës, si rajoni më pak i zhvilluar ekonomikisht, e me probleme të mëdha poltike, e kjo është e dëmshme ne aspektin strategjik afatgjatë për Kosovën.

Unë vazhdoj të besoj që Zona Ekonomike për Bizneset Amerikane po të vendosej në Vushtrri, do t’i shërbente stabilitetit politik dhe ekonomik veriut të Kosovës, e përfundimisht do të shuante ëndrrat për ndarje të Kosovës.

Zona ekonomike amerikane në veriun e Kosovës do të ishte një Bondsteel ekonomik!

Por qeveria e Kosovës vendosi mbi preferenca individuale e politike dhe jo ato strategjike. Edhe arsyet ekonomike janë në favor të propozimit tonë sepse sipas propozimit tonë Zona kishte tashme çasje në autostradë që është në përfundim por edhe në linjën hekurudhore, e qe Gjakova nuk i ka.

Ftoj Qeverinë të reflektojë, të vlerësojë interesin strategjik afatgjatë të Kosovës e jo interesat e ngushta personale e partiake.

Koha me ndryshu këtë Qeveri ka qenë dje!

Të ngjashme