Një dekadë pas, Kosova është afër procedimit të tri (3) Ligjeve kyçe që rregullojnë organizimin, funksionimin dhe pagat e administratës shtetërore. Pakoja e Ligjeve është element thelbësor i reformës në administratën publike dhe pjesë e agjendës për reforma evropiane.
Besnik Tahiri, koordinator nacional për reforma shtetërore, në takimin e përbashkët për procesin e reformës së administratës publike, udhëhequr nga Ministria e Administratës Publike, ka theksuar se ky proces tashmë ka përkushtim dhe konsensus serioz institucional duke u parë si nevojë dhe domosdoshmëri për t’i dhënë funksionalitet të plotë ofrimit të shërbimeve publike nga administrata shtetërore. Përtej kësaj, pakoja e Ligjeve vendos përfundimisht rend, strukturë dhe barazi.
Sipas Tahirit, në këtë fazë, procesi ende kërkon gjithëpërfshirje, konsensus të gjerë, dhe para së gjithash ekspertizë dhe aplikim të modeleve të avancuara, në mënyrë që në dekadën e dytë të shtetësisë, administrata publike të kthehet në gjenerator të zhvillimit.
Sipas tij, pakoja e ligjeve përbën vetëm pjesën rregullative, pasi në proces kërkohet ekspertizë e madhe në funksionalizimin e plotë të mekanizmave institucionalë, duke përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore, agjencionet dhe strukturat qeverisëse. Po ashtu, sipas Tahirit, është e domosdoshme vendosja e standardeve në ofrimin e shërbimeve, digjitalizimi dhe thjeshtëzimi i procedurave.
“Një proces i plotë i ofrimit të shërbimeve të integruara duhet të jetë një lëvizje e madhe nga kjo aktuale e veprimeve dhe strukturave ad-hoc. Kjo jo vetëm se prodhon efekt direkt në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve, por para së gjithash e kthen administratën shtetërore në frymën e vërtetë të shërbimit ndaj zhvillimit dhe qytetarëve”, ka thënë Tahiri.
Tahiri shprehet se institucionet e Kosovës mbeten thellësisht të përkushtuara në këtë proces, por ky proces para së gjithash kërkon konsensus nga të gjithë akterët politikë, civilë dhe para së gjithash, kërkon mbështetje teknike dhe financiare nga donatorët./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...