Votimi i sotëm pozitiv nga Parlamenti Evropiam për liberalizimin e vizave, është motivues edhe për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Kështu ka shkruar në statusin e tij i pari i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri.
Tahiri ka shprehur kënaqësinë e tij që ky votim pozitiv ka vlerësuar punën që është bërë në fushën e sundimit të ligjit.
“Sot jemi edhe më afër Evropës. Me votimin pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropiam, ëndrra për të realizuar lëvizjen e lirë është më e prekshme për qytetarët e Kosovës. I lumtur që masat që kemi ndërmarrë për përmirësimin e sundimit të ligjit kanë ndikuar pozitivisht në këtë vendim. Vota e sotme do të na motivojë që edhe më tutje të punojmë jo vetëm për të përmbushur obligimet e marra, por për të ndërtuar një shtet të dinjitetshëm ku sundimi i rendit dhe ligjit eshte baza e funksionimit te nje shoqerie demokratike” ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...