Ministri i Drejtësisë në largim, Abelard Tahiri, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Tahiri ka thënë se ka marrë ftesë nga Specialja para dy javësh, në cilësinë e dëshmitarit.
Ai ka thënë se ftesa nuk ka qenë befasi për të, pasi e ka pritur një gjë të tillë për shkak të disa paqartësive që i kanë përcjellë gjatë komunikimit.
Zyrtari i PDK-së ka thënë ai në cilësinë e ministrit i është përgjigjur në disa raste Gjykatës Speciale, por sipas tij institucioni që ai ka drejtuar nuk ka ndarë sekrete me ta.
Tahiri thotë se është ftuar pikërisht për shkak të komunikimeve që kanë pasur me Specialen dhe përgjigjeve që u kanë dhënë atyre.
Ai thotë se edhe disa ligje që janë miratuar në Qeveri “kanë shkaktuar kokë dhembje te Specialja” për çka edhe dyshon se mund të jetë ftuar.
“Ne kemi obligime ndaj qytetarëve tanë sepse jo të gjithë kanë mundësi për të udhëtuar në Hagë, pastaj ata edhe kanë nevojë për mbrojtje dhe si shtet ne duhet t’u sigurojmë mbrojtje”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...