Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur rreth çështjes së dyshimeve për manipulimin e provimit të jurisprudencës nga ana e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili është propozuar si kryetar i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës nga Ministria e Drejtësisë.
Ministri deklaroi se ka kërkuar edhe nga EULEX-i që ky proces të monitorohet nga afër, në mënyre që të largohet çdo dyshim rreth çështjes së provimit të jurisprudencës ana e kryeprokurorit.
Tutje ai shtoi që në asnjë mënyrë nuk do t’i vë në lajthitje deputetët pasi që ky komision duhet të votohet në Kuvend.
Sipas tij, procesi i këtij Komisioni është në procedurë e cila do të zgjasë një kohë, pasi që duhet të kalojë në procedurë kuvendare.
Deri sa të përfundojnë këto procedura Tahiri, ka thënë se pret që të sqarohet edhe çështja e ngritur rreth dyshimeve për manipulimit të këtij provimi nga ana kryeprokurorit të shtetit, njofton Klan Kosova.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...