Tahiri falenderon Behgjet Pacollin për bashkëpunimin për zgjedhjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë

16:52 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Granit Abdullahu nga Ferizaj u emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë.
Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka uruar zëvëndësministrin Abdullahu duke falenderuar liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli që sipas Tahirit kanë arritur marrëveshje për ti hapur rrugë gjeneratave të reja.

“Ne, falënderojmë presidentin e partisë sonë, z. Behgjet Pacollin, për realizimin e marrëveshjes e cila u zyrtarizua duke i hapur rrugë gjeneratave të reja të cilët janë të shkolluar në nivelin më të lartë të mjekësisë, siç është Dr Graniti”, ka shkruar Tahiri.

Status i plotë:

Urime FERIZAJ!
Tashmë kemi edhe një zëvendësministër të Shëndetsisë!

Dr. Granit Ismet Abdullahu nga Ferizaj, u emërua, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Ne si degë e AKR-së në Ferizaj, dhe unë si kryetar i degës së AKR-së, falë angazhimit maksimal dhe falë punës së palodhshme, me anëtarët dhe kryesinë tonë, arritëm që të kemi disa marrëveshje me liderin tonë Behgjet Pacollin, duke e përfshirë pra edhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.

Ne, falënderojmë presidentin e partisë sonë, z. Behgjet Pacollin, për realizimin e marrëveshjes e cila u zyrtarizua duke i hapur rrugë gjeneratave të reja të cilët janë të shkolluar në nivelin më të lartë të mjekësisë, siç është Dr Graniti.
Dr. Granit Abdullahu, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili, dhe me të tjerët, do të bëjnë ç’mos për ti sjellë të mira qytetarëve tanë në fushën e mjekësisë.
Dr Granit Abdullahu, është Specialist i Kirugjisë Torakale

Po të shkonte në ndonje Shtet tjetër, ne do të humbnim një profesionist dhe një mendjë të shëndoshë të kësaj popullate.
Kauza ime është për ta ndalur trurin( ajkën) e rinisë tonë me qëllim që ti shërbejmë vendit tonë.

Në jetë, gjërat e mira arrijnë ngadalë por gjithnjë me punë.

Ne duhet të jemi punëtorë, vetëm emri na dallon asgjë tjetër.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

22449830_1677142249027819_8877158513465937639_n 22549679_1677062182369159_8427514863019790737_n 22310466_1677062162369161_3804799195162220327_n

Të ngjashme