Tahiri thotë se deklaratat e Simmons dëmtuan imazhin e EULEX’it.
Denoncimi i ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX’it, Malcolm Simmons, për korrupsion brenda EULEX’it e ka dëmtuar imazhin dhe misionin e këtij institucioni. Kështu thotë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Tahiri tha se Misioni i EULEX’it nga qershori i vitit 2018 nuk do të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës.
“Ne po hyjmë në fazën tranzitore. Që do të thotë transferimin e të gjitha lëndëve që kanë qoftë në gjykata apo prokurori. Kjo fazë do të thotë që çdo gjë që kanë misioni i EULEX’it që ndërlidhet me institucionet e Kosovës do të barten në institucionet e drejtësisë”, theksoi Tahiri për televizionin 21.
Ministri mendon se ky mision ka ndihmuar në sundimin e ligjit në Kosovë.
“Pavarësisht akuzave për korrupsion në këtë mision, ka pasur njerëz që janë angazhuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, përfundoi ministri.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...