Pas përfundmit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka dhënë një koment për deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti për riorganizimin e grupit të Radojçiqit në Rashkë.
Në një konferencë për media, Tahiri ka bërë një pyetje drejtuar Kurtit se përse e la të ikë një person që tashmë po bënë kërcënim serioz për vendin, raporton Arbresh.info.
“Sa i përket çështjes së deklaratës së kryeministrit mendoj që ai duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve të Kosovës. Në kohë reale me 24 shtator nga pamjet që janë siguruar nga droni i institucioneve të sigurisë ata kanë parë Radojiçiqin në Manastirin e Banjskës, pra pse është lënë të ikë një person që tashmë po përbënte kërcënim serioz për vendin tonë, kishte organizuar një akt terrorist dhe kishte urdhër-arrest nga institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas Tahirit, Radojçiqi është dashur të kapej nga Policia e Kosovës
“Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale në vendin tonë, ai atë ditë nuk do duhej mu lejuar me ikë, por është dashur të kapej nga Policia e Kosovës dhe mu sjell para organeve të drejtësisë. Para se me na tregu kryeministri se çka o bënë Radojiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu kryeministri pse e la me ikë atë dit. Në kohë reale janë parë pamjet dhe neve na janë prezantuar pas tri ditësh”, u shpreh ai./Arbresh.info
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...