Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Maqedonia Veriore, Artan Grubi me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërshtetërore, integrimet evropiane dhe angazhimet e të dyja vendeve në këtë proces.
Në takim është diskutuar edhe vazhdimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup, segmentit Bllacë-Shkup, i një rëndësie të veçantë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Duke folur rreth menaxhimit të pandemisë me koronavirus në të dyja vendet, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka kërkuar të shikohen të gjitha mundësitë për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe heqjen e kërkesave për teste në kufij.
Ai gjithashtu ka kërkuar përkujdesje institucionale ndaj qytetarëve të Kosovës të dënuar në rastin ‘Kumanova’, me qëllim të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...