Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në sesionin veror.
Ai ka thënë se duhet ta ndërtojmë një momentum të ri për anëtarësim në KiE, shkruan Arbresh.info.
“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin veror, ku kemi takime me grupe politike dhe presidentin. Ajo që dua të them për qytetarët e Kosovës është se duhet të punojmë për ta ndërtuar një momentum të ri. Momentumin që e kemi pasur nuk e kemi më. Dhe, për ta rikthyer agjendën e integrimit dhe për të shtyrë përpara vendimin e Komitetit të Ministrave, duhet një angazhim shumë i madh. Një momentum i ri i cili do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës”, u shpreh ai.
Deputeti i AAK-së ka shtuar se kushtëzimet duhet të trajtohen seriozisht nga qeveria e Kosovës.
“Anëtarësimi duhet të ndodhë për shkak se raporti është decidiv që Kosova e meriton anëtarësimin. Ndërsa, sa i përket kushtëzimeve duhet të trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe të ketë një veprim të përgjegjshëm në këtë aspekt. Një rrugë jo e lehtë është përpara dhe me plotë sfida, por jam optimist që anëtarësimi do të ndodhë”, tha Tahiri./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...