Google ADS

Tahiri drekë lamtumirëse me Szunyog: U angazhua në mbështetje të Kosovës drej integrimit në BE

13:59 | 3 Gusht 2024
E.K

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka pritur në një drekë lamtumirëse Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi, Tahiri i ka dhënë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” në emër të Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai e ka falënderuar Ambasadorin Szunyog për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ka theksuar vlerësimin e tij për angazhimin e Szunyog në mbështetje të Kosovës në procesin e integrimit në BE.

“Në një drekë lamtumirëse prita shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, të cilin e falenderova për bashkëpunimin e shkelqyeshëm. Në emër të kryetarit Ramush Haradinaj, prezantova medaljen, “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, si vlerësim për angazhimin e tij në mbështetje të Kosovës drej integrimit në BE”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme