Në konferencë të fundvitit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nuk po mund të gjejë ndonjë element që duhet përmendur si gjë pozitive që ka ndodhë në këtë qeverisje.
Ai ka thënë se viti 2023 ishte vit që e varfëroi qytetarin.
“Viti 2023 do të mbahet në mend si vit i cili e varfëroi secilin qytetar të Kosovës, pa dallim. Vit i cili e ngriti pasigurinë në vend, që nga aspekti social e deri tek ai i sigurisë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka përmendur disa pika që sipas tij i kanë dhënë hije të zezë vendit.
“1) Rezultati i PISA-s ka qenë më i ulëti që Kosova ka mundur ta marrë.
2) Për tri vite resht pesë herë e kanë pasur në agjendën legjislative rritjen e pagave. Kosova ballafaqohet me sistemin me të ulët të pagave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
3) Rritja e çmimit të energjisë duhet të adresohet urgjent tek Prokuroria e Shtetit, pasi për një numër të njerëzve është e papërballueshme kjo ngritje.
4) Siguria e vendit.
5) Luftimi i sistemit te gjyqësorit që Qeveria i bën.
6) Politika e jashtme. Kosova ka dështuar duke qenë vend i sanksionuar dhe që nuk ka marrë asnjë njohje të vetme gjatë kësaj qeverisje.
7) Zhvillimi ekonomik – për dy vite mbi 1 miliard euro nuk janë investuar në Kosovë, të cilat janë paraparë për investime kapitale.
8) Maja e dështimit të kësaj Qeverie është draftstatuti i Asociacionit i cili është prezantuar”, ka theksuar Tahiri./rtk
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...