Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, është shprehur se ky institucion ka shqiptuar shtatë gjoba ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave kundër COVID-19.
Tahiri është shprehur se subjekti më i gjobitur politik deri tash është LDK.
“Gjobën e drejtojmë te personi juridik dhe ajo është prej dy mijë euro me një periudhë të shkurtër të animimit, ose të paguhet 50 përqind më lirë nëse paguhet brenda një afati të caktuar”, është shprehur Tahiri, njofton Klan Kosova.
“Deri më tani PDK, AAK Nisma, LVV janë gjobitur nga një herë, kurse LDK ka pasë tre tubime që janë të ndaluara në territorin e kryeqytetit”.
Tahiri ka thënë se për të po duket se jeta e qytetarëve nuk po ka rëndësi për partitë politike, kur është fjala për vota.
Ai është shprehur se do të vazhdojnë me gjoba, nëse partitë politike mbajnë tubime kundër rregullave anti COVID-19.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj