Google ADS

Tahiri: Do të ketë digjitalizim të sherbimeve në drejtësi

16:54 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin Norvegjez dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, ku këta të fundit kanë mbështetur një projekt për digjitalizimin të sistemit të prokurorisë dhe gjykatave.

Tahiri ka thënë se ky investim ka rëndësi për efikasitetin dhe menaxhimin dhe statistika të sakta të rasteve.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

“Efikasiteti i gjykatave dhe prokurorive në menaxhimin e rasteve duhet të kalojë në një dimension tërësisht të ri dhe më funksional. Qytetarët kanë të drejtë e po ashtu edhe nevojë për të pasur qasje më të lehtë dhe të sigurt në raport me lëndët e tyre në prokurori dhe gjykata.

I shpreha falënderimet e mia ambasadorit Norvegjez dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, për mbështetjen e tyre financiare në dizajnin dhe realizimin e projektit të digjitalizimit të sistemit të prokurorisë dhe gjykatave. Ky sistem, do të mundësojë regjistrimin online të rasteve, efikasitet më të madh në menaxhimin e tyre, statistika të sakta dhe rritjen e integritetit të sistemit të Drejtësisë në përgjithësi. Unë kam ofruar mbështetjen time të plotë Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, që ky projekt të përmbushë të gjitha pritjet e qytetarëve, për një sistem transparent dhe të besueshëm të menaxhimit të lëndëve”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme