Google ADS

Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

16:55 | 13 Shkurt 2024
E.G

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka njoftuar se do të punojnë dhe të krijojnë një konsensus ndërpartiak për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

Tahiri u shpreh se po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe ende nuk është sjellur në Kuvend Ligji për Sigurime Shëndetësorem, shkruan Arbresh.info.

“Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak.”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme