Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni për Legjislacion të fillojë punën për hartimin e ligjit për deputet.
Ai ka thënë se ky ligj e rregullon performancën, që sipas tij, i zgjedhuri i popullit e ka në Kuvend.
“Ligji për deputet siç e dini është kontestuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese, tani është koha që ky ligj të formësohet, formësimi dhe krijimi i një ligji për deputet është detyrë e jona. Ka qenë i imi në Komisionin për Legjislacion, tani kryesia ka vendosur që ky komision të fillojë punën për hartimin e këtij ligji”, u shpreh ai.
Tahiri tutje është shprehur se ka pasur një darkodim të të gjitha subjekteve politike për ndryshimet në reformën zgjedhore, që siç u shpreh ai, do të ndodhë me ligjin e ri.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...