Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, pritën në takim Ministri Britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Duncan, me të cilin diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor.
Ndër të tjera, Ministri Tahiri, e njoftoi Duncan me ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile. Në takim u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave me prioritet që lidhen me sundimin e ligjit.
Fokus i diskutimit ishte gjithashtu mundësia e konsolidimit të mëtejme të bashkëpunimit në mes të dy shteteve, sidomos në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, me qëllim të harmonizimit të veprimeve që si rezultat kanë konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ishte dakordim i përbashkët se, duke qenë se krimi organizuar dhe korrupsioni kanë karakter transnacional, atëherë është jetike që edhe veprimet për të luftuar këto dukuri negative për shoqërinë të kenë harmonizim ndërshtetëror.
Ministri Tahiri shprehu konsideratë të lartë për z. Duncan dhe për Britaninë e Madhe si njëri nga shtetet partnere të Kosovës, përkushtimi i të cilit është i vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës, veçmas sferën forcimit të sundimit të ligjit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...