Politologu Ramush Tahiri thotë se rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq do të bëjë që kur të votohet për heqje vizash të thuhet se Kosova s’i ka plotësuar kushtet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.
“Kjo do të jetë një vërejtje shumë serioze dhe unë besoj që kur të diskutohet çështja e vizave në Komisionin Europian po sidomos kur të jetë në parlamentin europian, kur të votohet do të diskutohet për këtë. Ne aty kemi parlamentarë turq të shteteve të ndryshe sidomos nga Gjermania që edhe ashtu kanë pasur qëndrim negativ. Do të thuhet se Kosova nuk i ka plotësu kushtet në luftën e krimit të organizuar se trajtohet si e tillë dhe të ndikimit të jashtëm”, tha Tahiri për rtv21.
Në këtë konstekst, sipas tij, nëse kjo çështje nuk gjen zgjidhje të drejtë Kosova vështirë se do ta fitojë besimin e BE’së dhe të organizatave ndërkombëtare të sigurisë.
“Për derisa nuk kryhen hulumtimet Kosova do ta ketë të vështirë ta fitojë besimin dhe do ta ketë të vështirë që të bashkëpunojë më secilin shtet individualisht dhe me Bashkimin Europian por edhe me organizatat ndërkombëtare të sigurisë’, tha ai.
Sipas Tahirit, nëse nuk miratohen shkarkimet që bëri kryeministri Ramush Haradinaj, ky i fundit do të detyrohet të dorëhiqet.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen