Google ADS

Tahiri: Çdo përpjekje për shfuqizimin apo shtyrjen e Ligjit të pagave ka për qëllimin rikthimin e kaosit

23:23 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ligji i pagave i miratuar në Qeverinë Haradinaj ka qenë ndër vendimet më serioze të qeverisjes 20-vjeçare të këtij shteti.

Tahiri ka theksuar se çdo përpjekje e shfuqizimit apo shtyrjes së zbatimit të ligjit për paga ka për qëllim rikthimin e kaosit në sistemin e pagave në Kosovë, e siç ka shkruar ai kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme.

Tutje Tahiri në shkrimin e bërë në Facebook, konsideron se ata që e ndihmojnë një gjë të tillë nuk ia duan të mirën as Kosovës e as vendosjes së rregullit në sistemin e pagave në vend.

“Kurrë nuk duhet të harrojmë se kemi punuar 20 muaj me ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar, kemi folur dhe kemi pasur dialog të thellë me gjithë akterët dhe sindikatat për të siguruar që Ligji të jetë sa më i mirë, t’i zvogëlojë në masë të madhe pabarazitë dhe divergjencat në sektorin publik, si dhe të kemi një rritje historike të pagave në sektorin publik”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Avokati i Popullit, në pajtim me autorizimet e tij kushtetuese dhe ligjore, e ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Avokati i Popullit konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca një (1) e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore. Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe para-shikueshmërisë së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme