Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri pas sulmeve terroriste në Banjskë të Zveçanit, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se BE-ja duhet ta suspendoj edhe Serbinë, shkruan Arbresh.info.
“Borell dhe lajcak ne cfare planetin jane, duhet te japin doreheqje pas sulmit hegjemon te Serbise ndaj Kosoves. Tash BE-ja duhet ta suspendoj Serbine e terroristeve nga integrimi evropian; te shkarkoj dy ndermjetesuesit. Kosoven e ndeshkuan kur beri gabime, tash pa ndeshkuar Serbine thirrjet per vazhdimin e dialogut nuk kane asnje kuptim…”, ka thënë Tahiri./Arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’