Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, për procesin e shumë përfolur të vetingut në sistemin e drejtësisë, tha se sot do të hartohet baza ligjore që mundëson që procesi të jetë transparent dhe të mos dëmtohet askush.
Këto komente ai i bëri në konferencën e përbashkët me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizin dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufi, raporton Ekonomia Online.
“Ky është një proces mjaft i ndejshëm ne do të hartojmë një bazë ligjore e cila do të garantoj një proces mjaft transparent. Dhe në momentin kur do të fillojmë të hartojmë bazën ligjore unë do të ju njoftoj por tani për tani jemi në kohën e konsultimeve. Do të jemi gë sigurt që ky proces të jetë transparent që të mos i dëmtojë njerëzit. Në bashkëpunim me dy organet mjaft të rëndësishme ne do të hartojmë bazën ligjore”, tha ai.
Tahiri ka paralajmëruar se prokurorët e gjyqtarët kosovarë do të bëhen me pagat më të mira në rajon.
Por ai tha se pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.
“Vlen të theksohet se ngritja e fundit e pagave për gjyqtarët e prokurorët është bërë në vitin 2011..tashmë gjyqtarët e Kosovës në bazë të këtij vendimi kanë pagat e tyre më të mira në rajon. Presim që vit 2018 të jetë në funksion të ligjit.. presim që viti 2018 të jetë vit i fuqizimit të ligjit. Do të kemin edhe një rritje të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe padyshim mund të themi që kjo qeveri ka marrë jashtëzakonisht masa në fuqizimin e gjyqësorit dhe të prokurorisë”.
Ai ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e gjyqësorit e prokurorisë, që pritet të dërgohen në Qeveri.
“I njoftova sot përfaqësuesit e këshillave që kemi përfunduar pakon e ligjeve, kjo pako e ligjeve ka përfunduar është draftuar dhe së shpejti do t’i dërgoj për miratim në Qeveri i njoftova edhe për draftimin e Kodit Penal një ligj mjaft i rëndësishme për punën e gjyqësorit”.
Nehat Idrizi, kryesues i KGjK-së, tha se viti i ardhshëm do të jetë vit sfidues sa i përket llogaridhënies e transparencës.
Ai ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë vitit 2017. Kurse sa i përket rritjes së pagave ai tha se kjo garanton që që viti i ardhshëm të jetë vit i sundimit të ligjit.
“Ishte vit sfidues pasi kishin 3 procese të vështira. Sa i përket procesit të integrimit të veriut edhe pse ishte planifikuar që integrimi të filloj në janar të këtij viti implementimin më në fund është realizuar i gjithë procesi është përmbyllur me sukses janë caktua gjyqtarët nëpër vendet e tyre të punës. Deri në këtë momente nuk ka ekzistua as eksesi më i vogël. Raportet mes gjyqtarëve dhe stafit administrativ janë jashtëzakonisht të mira”.
“Sa i përket vendimit të qeverisë e tha edhe ministri që ngritja e pagave është bërë në vitin 2011 dhe nga ai vit nuk ka lëviz. Kjo na shtyn neve që viti i ardhshëm të jetë vit i sundimit të ligjit”.
Blerim Isufaj, kryesues i KPK-së, tha se ministria gjithnjë ka marrë mendimin edhe të tyre sa i përket çdo vendimi, duke përfshirë edhe rritjen e pagave.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...