Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka folur për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se krijimi i kësaj gjykate ka qenë një padrejtësi ndaj popullit shqiptar. Tahiri ka theksuar se deri më tani, në dhomat e specializuara të Gjykatës në Hagë, nuk ka pasur persona të akuzuar, por vetëm dëshmitarë.
Tahiri ka theksuar se ka pasur raste kur Gjykata Speciale ka kontaktuar Shërbimin Korrektues të Kosovës, për rastet të cilat tashmë janë publike në Kosovë.
“I vetmi rol i joni është asistenca financiare për mbrojtje e personave që mund të jenë të ftuar në cilësinë e të akuzuarve, në rrethana tjera ne s’kemi asnjë kontakt tjetër me Gjykatën Speciale. Kemi pasur raste kur është kontaktuar shërbimi korrektues i Kosovës, është fjala për rastet që janë publike”, ka thënë Tahiri në Frontal.
Ai ka thënë se krijimi i kësaj gjykate ka qenë një padrejtësi ndaj popullit shqiptar, kur botërisht dihet se kush ishte agresori që kreu krime gjatë luftës në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës ka themeluar një grupo ndërinstitucional dhe ka angazhuar dy kompani që do të këshillojnë qeverinë e Kosovës për gjykatën speciale dhe do të monitorojnë. Këto kompani do të japin këshilla juridike për Qeverinë e Kosovës, sepse është hera e parë që ballafaqohemi me diçka të tillë dhe nuk e kemi ekspertizën që të ballafaqohemi me të”, është shprehur Tahiri.
Ai ka theksuar se Ligji e thekson se çdo person i cili ftohet në cilësinë e të akuzuarit ka të drejtë të kërkojë asistencë financiare nga Qeveria e Kosovës, por kjo e fundit do të caktojë një shumë deri në të cilën mund t’u ofrohet ndihmë të akuzuarve.
“Do ta përcaktojmë një shumë deri në të cilën mund të kushtojë ofrimi i asistencës financiare. Deri më tani s’kemi marrë asnjë kërkesë nga dikush për t’i mbuluar shpenzimet sepse s’kemi të akuzuar”, ka theksuar Tahiri.
Ndërkaq Tahiri ka theksuar se Qeveria nuk mund t’i caktojë avokatët, pasi zgjedhja e avokatit i takon të akuzuarve.
“Ne s’mund të angazhojmë avokat, përgjegjësia jonë është të ofrojmë asistencë financiare, zgjedhja e avokatit është e të akuzuarit, ndërsa ne do t’i kufizojmë deri në një masë të caktuar deri në sa mund të shpenzohen këto para.”, ka theksuar Tahiri.
Në rast se do të ketë persona në cilësinë e të dyshuarve, ato kërkesa do t’i shqyrtojë Qeveria e Kosovës, nëse do të mbulojë shpenzime apo jo
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?