esnik Tahiri ka arsyetuar vrapimin e djeshëm të shefit të tij në shesh, kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se kur vrapon ndonjë lider botëror, si Barack Obama, të gjithëve u duket pozitive, ndërsa për Haradinajn vërshuan komentet negative.
Anëtari i kryesisë së AAK’së, Besnik Tahiri, ka komentuar bujën e madhe që u bë dje pasi kryeministri Haradinaj filloi të vraponte për në zyrë, pas homazheve para monumentit të Skënderbeut, pak metra larg qeverisë.
Tahiri thotë se është i bindur se Haradinaj nuk ka vrapuar për t’u bërë lajm ose për të marrë vëmendjen, por për shkak se s’donte të vonohej në takimin që kishte.
Lexova komente të ndryshme për vrapimin e KM. Dy çështje dua t’i them: e para Ramushi nuk vrapon për ‘PR’ apo për të bërë ndonjë lajm por jam i bindur se ngutia e tij ka qenë për të arritur me kohë në takimin e radhës. E njoh prej 2004 dhe për këtë jam i sigurt.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa Tahiri thotë se kur vrapon një lider i huaj, kosovarët nuk e komentojnë negativisht, por këtë e bënë sapo Haradinaj u pa të vraponte për në zyrën e tij.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...