Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat në skandale.
Kështu tha ai pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin Seksual “kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij me Bedri Hamzën si kryeministër arsimi do të jetë më mirë në Kosovë.
“Kosovës i duhet një Kryeministër, i cili, në fund të mandatit i liston të arriturat në fushën e arsimit, jo një Kryeministër që mundohet t’i arsyetojë ministrat nga përfshirja e gjithanshme në skandale, megjithëse Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mund ta nxjerrë dikush nga skandalet. Prandaj, s’ka dyshim që Kosova mundet #MaMirë dhe #MaMirë do ta bëjë edhe fushën e arsimit, kryeministri që i duhet Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE:
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as tekste shkollore
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...