Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka dalë në mbrojtje të deputetit të VV-së, Albin Kurti.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “politika nuk po të pyetka se a ja do të mirën vendit apo të keqën?1. Kush qohet i pari po të vendoska prangat në duar”.
Këto reagime Labinot Tahiri i ka bërë pasi që deputeti i VV-së, Albin Kurti ka hyrë në gjykatë i prangosur ku edhe u zhvillua seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Postimi i plotë i Tahirit:
Shkrim për Albin Kurtin!
Në një kohë kur gjërat duken shumë të trubëllta në vendin tonë, lidhur me qëto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, k’jo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!!
POLITKA NUK PO TË PYETKA SE A JA DO TE MIRËN VENDIT APO TË KEQËN?!
Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.
Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtesia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtatti..!
Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty.
Sinqerisht, LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...