Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka akuzuar qeverinë për korrupsion.
Para foltores së Kuvendit ai shpalosi ministritë që sipas tij kanë kontrata njëburimore.
“Kontratat një burimore të kompanive kontraktuese sipas hulumtimit tonë në 7 institucione del që vlera totale për vitin 2022 dhe 2023 është rreth 153 milionë euro pra janë 253 kontrata. Institucionet qe i kanë nënshkruar këto kontrata prinë Korporata Energjetike e Kosovës me 87 kontrata njëburimore të nënshkruara”, tha Tahiri.
Ai ka akuzuar KEK-un për korrupsion teksa thotë se vetëm një kontratë është e arsyeshme me General Electrict Motor.
“36 kontrata njëburimore janë në Ministrinë e Kulturës për vitin 2022/23, pastaj Ministria e Shëndetësisë pa përfshirë vaksinat janë afro 4 milionë euro kontrata njëburimore. Ministria e Arsimit janë 19 milionë euro me 30 kontrata. Pastaj kemi Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila nënshkruan dy lloje kontratash, kontrata sekret që nuk kemi qasje dhe kontrata njëburimore që MPB i ka mbi 21 milionë euro. Pastaj është Ministria e Tregtisë që i ka 5 kontrata dhe është ministria e Infrastrukturës që i ka 32 kontrata me 4.3 milionë euro”, ka deklaruar Tahiri./Arbresh.info/
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...