Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri për 1 Maj, u ka dedikuar vlerësim të lartë punëtorëve të sektorit privat.
Ai thotë se për shumë vite, kanë heshtur ndaj padrejtësive që u bëhen atyre, raporton Indeksonline.
Tahiri ka shkruar edhe për ndarjen e 100 eurove, të cilat punëtorët e sektorit privat nuk i kanë marrë para festës.
Njoftimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në shënim të 1 Majit, sot do të doja t’ua dedikoj një vlerësim të lartë të gjithë atyre punëtorëve që janë të punësuar në sektorin privat.
Disi për vite me radhë, të gjithë ne që kemi qenë në sektorin publik, kemi heshtur ndaj shumë padrejtësive, të cilat kanë ndodhur, e në veçanti po ndodhin tani.
Përderisa secili punëtor në sektorin publik sot i ka marrë 100 euro, të gjithë punëtorët e sektorit privat duhet të presin, të regjistrohen të verifikohen për një ndihmë shumë të vogël, ky proces ka mund të ndodh para feste!
Shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata. Një numër i madh i tyre janë të nënvlerësuar në paga, dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguri në kontratën e tyre.
Në këtë ditë, jam me ju dhe në këtë ditë zotohem që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me ju./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...